Martohen me maska në fytyrë.
Në Korenë e Jugut të premte mijëra çifte u martuan në një kishë. Kisha e themeluar nga Sun Myung Moon – i njohur si mesia nga ndjekësit e tij – shpërndau mbulesa fytyre për 30,000 persona, por vetëm disa prej tyre i vendosën.
Një nga studentët 21 vjeçar tha se do të ishte gënjeshtër nëse do të thosha se nuk shqetësohesha aspak për infeksionin.


24 raste janë deklaruar në Korenë e Jugut, ku janë konfirmuar më shumë se 30,000 raste, dhe Seuli ka ndaluar hyrjen për të huajt që kanë qenë së fundmi në Wuhan, qendra e epidemisë.
Dasmat masive, të mbajtura shpesh në stadiume gjigante sportive me dhjetëra mijëra çifte, kanë qenë prej kohësh një tipar i veçantë në Korenë e Jugut.
Që nga vitet 1960 filluan duke përfshirë vetëm dhjetëra çifte në fillim, por me numra që rriteshin ndër vite. Në vitin 1997, 30,000 çifte morën pjesë në një martesë të përbashkët në Uashington, dhe dy vjet më vonë rreth 21,000 mbushën Stadiumin Olimpik në Seul.
