Corning Astra Glass është gjenerata e ardhshme e teknologjisë së ekraneve

Corning Incorporated, kompania e cila prodhon lloje të mirënjohura të xhamit për telefona, monitorë dhe televizorë (si Gorilla Glass), tani e ka lansuar një substrat të ri të xhamit.

Nën emërtimin “Astra Glass”, ky substrat është dizajnuar kryesisht për gjeneratën e ardhshme të ekraneve të mesme dhe të mëdha, me rezolucion 8K dhe nivele të larta të rifreskimit.

Edhe pse qëndrueshmëria e sipërfaqes së xhamit është e rëndësishme, kjo nuk është veçoria e vetme e rëndësishme e xhamit.

Sipas raporteve, xhami ndikon në karakteristikat e ekranit që i mbulon, duke përfshirë reflektimin e dritës, ndriçimin dhe saktësinë e shfaqjes së ngjyrave.

“Astra Glass” i plotëson nevojat e saktësisë dhe temperaturave të larta gjatë procesit të oksidimit dhe i bashkohet portofolios sonë të substrateve të ekraneve për ta mbuluar të gjithë spektrin që është në dispozicion të klientëve tanë”, theksojnë në kompaninë Corning.

Për t’u siguruar që Astra Glass nuk i prish performancat e gjeneratës së ardhshme të ekraneve, Corning thekson se xhami është krijuar me stabilitet maksimal për stabilitetin e temperaturës dhe dimensioneve. Tani për tani nuk dihet se kur do të shfaqen pajisjet e para me mbështetjen për Astra Glass.