Çorbë proteinike: E gatshme për gjysmë ore, e mrekullueshme nëse mbani dietë!

Preferoni për fundjavë të hani ushqim të shijshëm, kjo është receta ideale për ju

Bazohet në thjerrëza,të cilat janë të pasura me albumina dhe koncentrat domatesh.

Përbërësit:

– 800 ml salcë domatesh;
– 55 gr thjerrëza të gjelbra;
– 200 gr kore të thata për llazanje;
– 1 litër e gjysmë ujë nga perimet;
– 120 gr spinaq të freskët;
– 2 lugë të vogla koncentrat domatesh;
– 1 thelb hudhre;
– 1 lugë e vogël borzilok të thatë;
– 1 lugë e vogël rigon të thatë;
– 1 lugë e vogël vaj ulliri.

Përgatitja:

1. Në një tenxhere të madhe nxehni vajin e ullirit në temperaturë mesatare. Shtoni qepën e grirë dhe fërgoni tre deri në katër minuta derisa të bëhet gjysmëtransparent.

2. Shtoni hudhrën, koncentratin e domates, borzilokun e thatë dhe rigonin dhe zieni edhe dy-tre minuta.

3. Në tenxhere shtoni koncentratin e domates, supën e perimeve dhe thjerrëzat. Lëreni që të vlojnë. Zieni të gjitha bashkë rreth dhjetë minuta.

4. Kur thjerrëzat të bëhen gjysmë të ziera, copëtoni pjesëzat e koreve për llazanje dhe qitni në supë. Të gjitha bashkë zieni edhe 10 deri 15 minuta derisa koret dhe thjerrëza të ziejnë deri në fund.

5. Në fund të zierjes përzieni fletët e freskëta të spinaqit dhe menjëherë shërbejeni.

Ju bëftë mirë!