Çorbë franceze nga kungulli dhe xhenxhefili

Provoni këtë çorbë aromatike e cila do t’ju kënaqë!

Përbërësit:

– 500 g kungull,
– 1 karotë e vogël,
– 1 patate e vogël,
– një copë xhenxhefil,
– 1 qepë,
– 2 thelpinj hudhre,
– gjysmë portokalli (lëngu dhe lëvorja),
– kripë,
– piper,
– majdanoz të tharë.

Përgatitja:

Qëroni dhe grini në kube qepën, pataten dhe xhenxhefilin.

Në dy lugë vaj fërgoni qepën bashkë me hudhrën derisa të zbutet dhe shtoni xhenxhefilin dhe fërgojeni pak.

Pastaj në një tenxhere shtoni kungullin, karotën dhe pataten.

Qitni ujë që të mbulojë perimet në tërësi, shtoni erëzat dhe piperin, shtoni zjarrin që uji të vlojë, ndërkaq kur të vlojë zvogëlojeni zjarrin në minimum, mbulojeni me kapak tenxheren dhe zieni çorbën në zjarr të ulët rreth gjysmë ore apo derisa perimet të zbuten.

Pesë minuta para përfundimit të zierjes shtoni lëvoren e grirë imët të portokallit në rende dhe lëngun.

Çorbën e përgatitur hiqeni nga zjarri, dhe me mikser dore imtësoni perimet derisa të bëhet e dendur dhe krematoze pa copëza perimesh.

Shtoni majdanozin e thatë sipas shijes, përzieni dhe shërbejeni.

Në çdo pjatë qitni nga një lugë të vogël ajkë të thartë, mund të qitni edhe pjesë të pjekura të bukës apo fara, sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.