Copa e mishit të freskët të lopës “lëvizë” kur i hidhet kripë, pamjet bëhen virale

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ka habitur shumë përdorues, ku shihet një copë e mishit të freskët që është prerë duke lëvizur akoma.

Videoja e postuar fillimisht në Reddit nga përdoruesit Jackson në SHBA, kishte vërejtur një “efekt të pakëndshëm” të mishit të freskët të lopës, transmeton Telegrafi.

Dukej sikur nga mishi dilnin disa flluska dhe vazhdimisht lëvizte copëza e mishit – që dukej paksa e pabesueshme në shikim të parë.

Në fakt ky “fenomen” ndodhi pasi që mbi këtë copë mishi të freskët u hodh kripa, dhe bëri që disa flluska të shfaqen në të dhe të dukej sikur po lëvizte akoma.

Videoja deri më tani ka marrë mijëra pëlqime e komente, kurse shikimet kanë shkuar në mbi 10 milionë.