Copa e madhe betoni i përplaset shoferit në xham para fytyrës (VIDEO)

Një shofer tha se ndihet me fat që është gjallë dhe i padëmtuar pasi një copë betoni ra nga një mbikalim dhe u përplas në xhamin e përparmë të veturës së tij.

Leonard Brown, 64 vjeç nga Santa Barbara e Kalifornisë, tha se po ngiste veturën, kur diçka që ai fillimisht mendoi se ishte një copë akulli ose bore u përplas në xhamin e tij të përparmë.

“Erdhi në drejtim të kokës sime,” tha ai për WBZ-TV.

Brown ndaloi në rrugë për të ekzaminuar dëmin dhe zbuloi se çfarë ishte përplasur në të vërtetë me automjetin e tij.

“Ndërsa po qëndroja aty, kuptova se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Për pak të më godiste një copë betoni 30 centimetra e gjerë dhe disa centimetra e trashë, e cila depërtoi nga dritarja e përparme dhe ndaloi në ulëset e pasme të veturës sime Audi Q5”.

Brown, i cili po e vizitonte Massachusettsin, në mënyrë që gruaja e tij t’u nënshtrohej trajtimeve të kancerit, tha se ishte mirënjohës që ajo nuk ishte në veturë në momentin e incidentit.