Conte u pyet tri herë për incidentin me Tuchel – por gazetarët nuk morën atë që deshën

Derbi mes Chelseat dhe Tottenham filloi dhe përfundoi në mënyrë të zjarrtë, derisa kryefjala e tij ishte përplasja mes Thomas Tuchel dhe Antonio Contes.

Trajneri i Bluve dhe ai i Spurs patën konfrontime gjatë pjesës së dytë, por që ajo vazhdoi edhe pas ndeshjes, me çka edhe morën kartonë të kuq.

Pas ndeshjes, Conte ëhstë pyetur tre herë nga gazetarët në konferencë se çfarë ndodhi mes tij dhe gjermanit, por italiani u fokusua vetëm në analizimin e ndeshjes.

“Unë mendoj se më mirë është të flasim për lojën. Ishte një lojë e vështirë për të dyja skuadrat dhe ne përpiqemi në çdo ndeshje të jemi konkurrues”, deklaroi fillimisht trajneri i Tottenhamit.

“Chelsea tregoi se është një ekip vërtetë i mirë. Krahasuar me sezonin e kaluar ne jemi më mirë, por nëse duam t’i krijojmë probleme Chelseat (në tabelë) ne duhet të jemi më të mirë”.

“Nuk dua të komentoj situatën (Tuchel), kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Nëse ka ndonjë problem, është mes meje dhe atij”.

“Është normale të vish këtu dhe të vuash, por në të njëjtën kohë krijuam shanse për të qëndruar në lojë”, shtoi më tej Conte. /Telegrafi/