Conte: Jemi në rrugën e duhur, rënia e numrit të viktimave shpresë për Italin

Italia e ka fillur prillin me luahtje por me rënie të numrit të viktimave pasi ditën e sotme shënoi 525 të vdekur nga COVID-19, më e ulëta prej 19 marsit.

Conte në një intervistë është shprehur se Italia nuk bëri një përgjigje të përsosur fillimisht por tani po bën më të mirën dhe është në rrugën e duhur.

Por kryeministri italian thotë se nuk mund të thuhet ende se kur do të përfundojë ‘Lock- Down’-i kombëtar teksa thekson se vendimet do merren mbi baza shkencore.

‘Tani për tani nuk mund të them kur bllokimi nga Coronavirus do të përfundojë,’ tha ai.

‘Ne po ndjekim udhëzimet e komitetit shkencor, por Italia ishte vendi i parë që u përball me urgjencën. Përgjigja jonë mbase nuk ishte e përsosur, por ne kemi bërë më të mirën bazuar në njohuritë tona.

Vlefshmëria e masave tona është njohur nga OBSH dhe rezultatet tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur.’- tha Conte gjatë intervistës. /ballkani.info/