Conte drejt rikthimit te Juventusi

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Ajaxit, ku Juventusi i dha lamtumirën Ligës së Kampionëve, si trajneri Allegri ashtu edhe presidenti Agnelli, konfirmuan vijimin e bashkëpunimin.

Megjithatë Sky Sport ka raportuar se presidenti Agnelli nuk është tërësisht i bindur për zgjedhjet e Allegrit dhe i ndikuar edhe nga hashtagu i tifozëve “AllegriOut”, po mendon të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin në fund të sezonit.

Po sipas medias britanike, drejtuesit bardhezi kanë kontaktuar paraprakisht me Antonio Conten, të cilin synojnë ta rikthejnë sërish në pankinën ku fitoi 3 herë radhazi titullin kampion, në vitin 2012, 2013 dhe 2014, herën e fundit me rekord pikësh, 102.

Aktualisht Conte është një trajner i lirë dhe emri i tij lidhet me pankinat e shumë skaudrave, si Bayern Munchen, Inter, Roma dhe së fundi edhe Juventus, por vetëm në fund të sezonit do të mund të shohim diçka konkrete.