Conte afër shkëputjes së kontratës me Interin

Antonio Conte mund të largohet nga Interi. Sipas mediave italiane, raportet jo të mira të trajnerit italian me krerët e klubit kanë bërë që të diskutohet e ardhmja e tij.

Conte e mbylli me Interin sezonin në pozitën e dytë me 82 pikë, por as kjo nuk ka mjaftuar për drejtuesit e Interit, të cilët do të nisin bisedimet për të prishur kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Vendin e Contes në pozitën e trajnerit tek Interi mund ta zërë Maxi Allegri.

Allegri është i papunë që prej largimit nga Juventusi.