Conmebol raportoi këtë të enjte se vendosi të hapte një dosje “për të sqaruar sekuencën e ngjarjeve dhe përgjegjësitë e atyre që u përfshinë” në përleshjen midis lojtarëve të Uruguajit dhe tifozëve kolumbianë që ndodhi në tribunat e stadiumit Bank of América në Charlotte (Karolina e Veriut) pas gjysmëfinales së Copa America.
“Duke pasur parasysh aktet e dhunës që ndodhën në fund të ndeshjes mes skuadrave uruguajane dhe kolumbiane, Njësia Disiplinore e Conmebol ka vendosur të hapë një dosje për të sqaruar sekuencën e ngjarjeve dhe përgjegjësitë e të përfshirëve”, njoftoi organizata.
Pas fitores 1-0 të Kolumbisë kundër Uruguajit, lojtarët uruguajanë Darwin Núñez, Ronald Araújo dhe José María Giménez, u hodhën në tribuna dhe u përleshën me disa tifozë kolumbianë, të cilët, sipas La Celeste, kishin një qëndrim agresiv ndaj familjeve të tyre. /Ballkani.info







