Bekim Çollaku, ish-këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes publike të UÇK-së, ka kujtuar krerët e kësaj ushtrie të cilët gjenden në paraburgim në Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se Historia botërore nuk njeh ndonjë popull ose ndonjë shtet e ka fituar lirinë dhe është krijuar si rezultat i të ashtuquajturës “ndermarrje e përbashkët kriminale”, term me të cilin Specialja i referohet UÇK-së.
“Kosova nuk përbën përjashtim nga kjo e vertetë historike. Prandaj, të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në, luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Çollakut, pa ndërhyrje:
Nëntori i Dytë, 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, i gjen padrejtësisht në burg udhëheqësit e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës.
Historia botërore nuk na ka mësuar se ndonjë popull ose ndonjë shtet e ka fituar lirinë dhe është krijuar si rezultat i të ashtuquajturës “ndermarrje e përbashkët kriminale”.
Kosova nuk përbën përjashtim nga kjo e vertetë historike. Prandaj, të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në, luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar!







