Në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë” është mbajtur eventi i rrjetëzimit i cili ka certifikuar 150 të rinj të cilët kanë ndjekur trajnimin gjatë muajve tetor-nëntor 2018.

Neritan Tira, drejtor i Coca- Cola HBC Kosova, tha se janë trajnuar 300 të rinj në këtë program, ku ka shtuar se synojnë që gjatë vitit të ardhshëm të trefishojnë këtë numër.” Unë sinqerisht ju uroj fat në jetën tuaj, ju siguroj që ne si kompani do të jemi këtu, për këtu ju siguroj”, tha ai. Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti u shpreh i nderuar që është i pranishëm në këtë ceremoni.

Sipas tij edhe pse Kosova ka të rinj me potenciale të mëdha, vazhdon ende të ketë papunësi të madhe. “Vizioni i Qeverisq është për një sistem arsim gjithëpërfshirës, synimi është për përmirësimin e programeve shkollore dhe nevojave të punës”, tha ai.

Sahiti ka përshëndetur investimin e Coca – Colës, për këto programe për të fuqizuar të rinjtë dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Ndërsa, zëvëndësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli tha se ky program është i qëlluar, ku në bazë të saj, të rinjve u është mundësuar që të aftësohen për të ardhmen.

“Puna është mënyra më e mirë për të bërë jetën më të bukur, njeriu është produkt i kulturës, pa punë edhe talentët më të mëdhenj shuhen. Me punë dhe harmoni rriten shtet e vogla, ndërsa pa punë shkatërrohen ato”, ka thënë Makolli.

Arian Zeka nga Oda Amerikane tha se papunësia është problemi më shqetësues në Kosovë.

“Ky aktivitet vjen edhe pas një momenti të rëndësishëm për vendin, në javën e ndërmarrësisë. Entuziazmi i javës globale e po ashtu ky program për të rinjtë duhet të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme” u shpreh Zeka.