Presidenti Donald Trump nuk i ka gjetur inkurajuese thirrjet e fundit telefonike me udhëheqës të përfshirë në luftë.

“Shumë i zhgënjyer”, tha Trump për bisedën e tij të fundit me Presidentin rus Vladimir Putin, lufta e të cilit në Ukrainë vetëm sa po përshkallëzohet, pavarësisht përpjekjeve të Trump për ta ndalur atë.

“Ishte disi zhgënjyese”, tha Trump të premten për një thirrje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, lufta e të cilit në Gaza vazhdon mes një krize të rëndë humanitare.

Me këto dy konflikte që ende nuk janë zgjidhur – duke penguar mundësitë e tij për një Çmim Nobel për Paqe – Trump po zbulon kufizimet e lidhjeve të tij të ndërlikuara personale me Putinin dhe Netanyahun, luftërat e të cilëve ai dikur ngulte këmbë se mund t’i zgjidhte shpejt. Dhe është qartazi i frustruar që nuk po arrin t’i zgjidhë këto kriza më mirë se ish-presidenti Joe Biden, të cilin ai e konsideron një dështim sidomos në politikën e jashtme, shkruan CNN.