Shtetet e Bashkuara po gjurmojnë disa raketa të lëshuara nga Irani në bazat ushtarake amerikane në Katar dhe Irak, ka mësuar CNN nga dy zyrtarë të njohur me këtë çështje.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane, Dan Caine, janë në dhomën e menaxhimit të krizave (Situation Room), sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, ashtu si edhe presidenti amerikan Donald Trump, transmeton Ballkani.info.
Një zyrtar i lartë tha më parë se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Mbrojtjes po monitorojnë kërcënimet e mundshme për të sulmuar bazën ajrore Al Udeid në Katar. Trump vizitoi bazën muajin e kaluar, presidenti i parë në detyrë që viziton që nga viti 2003.
Është baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. /Ballkani.info/







