CNN: Inteligjenca amerikane ndihmoi Ukrainën të godiste luftanijen ‘Moskva’

Shtetet e Bashkuara siguruan inteligjencë që ndihmuan Ukrainën të godiste kryqëzorin rus “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill, pasi u godit nga dy raketa.

Burime të informuara raportuan lajmin për televizionin amerikan CNN. Pasi pa një luftanije ruse në Detin e Zi, Kievi kontaktoi me palën amerikane për të konfirmuar nëse ishte “Moskva”.

Shtetet e Bashkuara konfirmuan se ishte kryqëzori dhe dhanë informacione për vendndodhjen e tij.

Është e paqartë nëse SHBA e dinte nëse Ukraina do të sulmonte dhe nuk ishte e përfshirë në vendim, theksojnë burimet.

Ditët e fundit, gazeta “New York Times” zbuloi se inteligjenca amerikane po ndihmon ushtrinë ukrainase për të eliminuar gjeneralët rusë.

Artikulli ishte përshkruar gjithashtu si “i papërgjegjshëm” nga Shtëpia e Bardhë, shkruan Gazeta Si.

Por ka reaguar menjëherë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson: “Shtetet e Bashkuara po japin informacion në terren për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë vendin e tyre. Ne nuk japim informacione të inteligjencës me qëllim të vrasjen e gjeneralëve rusë”.

Nga ana tjetër në një deklaratë, Pentagoni ka theksuar se nuk ndihmuan dhe nuk i dhanë informacion Ukrainës për anijen “Moskva” që më pas ata e goditën.