Amerikanët Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer e kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonomi falë punës së tyre për zbutjen e varfërisë në botë.

Kjo treshe e krijoi një qasje të re për zvogëlimin e varfërisë, e cila është e mbështetur në eksperimente të hartuara me kujdes të lartë, që japin përgjigje për pyetje specifike të politikave.

Dulfo, profesoreshë në Institutin e Masaqusetsit për Teknologji, është personi më i ri dhe gruaja e dytë që e fiton këtë çmim prestigjioz. Edhe fituesi tjetër, Abhijit Banerjee, është profesor në këtë institut.

"Showing that it is possible for a woman to succeed and be recognised for success I hope is going to inspire many, many other women to continue working and many other men to give them the respect they deserve."

– Esther Duflo at today's press conference announcing her prize. pic.twitter.com/vTVBus80Hv

— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 14, 2019

Amerikani tjetër, Michael Kremer, punon si profesor në Universitetin e Harvardit. Ai bëri eksperimente në vitet e nëntëdhjeta se si mund të përmirësohen rezultatet në shkollat e Kenisë perëndimore.

“Laureatët e këtij viti e kanë paraqitur një qasje të re për të marrë përgjigje të besueshme lidhur me mënyrat më të mira për ta luftuar varfërinë”, thuhet në njoftimin e Komitetit të Nobelit, shkruan “CNN”.

loading…