Presioni

Çmimi i naftës fillon të bie edhe në Prishtinë… sonte shitet me 1 euro e 14 centë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), pas analizimit të saktë të gjendjes aktuale, paralajmëron ndërmarrjen e veprimeve dhe masave përfshirë dhe ndërhyrjet eventuale, në mënyrë që të mos lejojë abuzimin me çmimet e naftës në dëm të konsumatorëve.

Çmimet derivateve u bënë temë kur u njoftuar se në bursat ndërkombëtare çmimi ka rënë dukshëm, mirëpo efekti në vendin tonë ishte shumë i vogël.

Kjo bëri që disa pompa të zbrisnin çminin në 1 euro, duke treguar kështu se kjo është reale dhe normale.

Mirëpo, shoqata e naftetarëve të Kosovës reagoi duke thënë se Kosova e ka çmimin e naftës më të ulëtin në rajon, përveç Maqedonisë, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë, duket se grupet e caktuara të interesit e kanë mbajtur çmimin e lartë vetëm për shkak të ndonjë marrëveshje, sepse sot ka filluar zbritja edhe në Prishtinë.

Në pompat e derivatëve në qendër të Prishtinës, sot çmimi për një litër naftë ka zbritur nga 1 euro e 16 centë në 1.14 centë.

Të kujtojmë se sot ministri i Tregtisë dhe Indrustrisë, sërish ka thënë se çmimet e derivateve duhet të ulën, në të kundërtën do të ndërhyjë ministria. Shala ka urdhëruar ditë më parë departamentet përkatëse, inspektoratin dhe ka kërkuar dhe dhëna të sakta të shpjegimit të gjendjes aktuale përkitazi me lëvizjet e çmimit në berëzës ndërkombëtare, dhe është në pritje të raporteve zyrtare, dhe varësisht nga rekomandimi i tyre do të ndërmarrë veprime sipas ligjit. /Ballkani.info/