Çmimi i çimentos shtrenjton banesat – metri 1,400 euro

Çmimi i çimentos u rrit për 20 për qind të hënën.

E kompania Sharrcem, u arsyetua se shkaku i rritjes së kostos së energjisë në botë u detyrua ta ngrit çmimin që shkoi 129 euro për ton.

Ndërtimtarët thonë se kjo nuk qëndron fare. Sipas tyre, vlera e këtij produkti në Kosovë u bë gati sa në perëndim, atje ku standardet janë shumë më të larta, njofton Klan Kosova.

Kjo situatë do të ndikojë që të rritet edhe kosto e patundshmërive, për çka investitorët thonë se ka ulje të shitjes.

Me këtë rast edhe paralajmërimet për ekonominë e vendit nuk janë pozitive.

Që kjo gjendje të kalohet, po kërkohet që shteti të ndërhyjë përmes mekanizmave mbrojtës për ta evituar thellimin e krizës.