“RTS” raporton për ndryshimin e çmimeve të produkteve elementare në Kosovë.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës nga 10 në 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka hyrë në fuqi të martën.
Masat e reja nga Prishtina kanë filluar të prekin tregtinë e vogël, shkruajnë mediat serbe.
“RTS” raporton për ndryshimin e çmimeve të produkteve elementare në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Snezana Sojeviq, tregtare nga Graçanica ka thënë se mallrat e reja të importuara do të vijnë me çmime të shtrenjta.
“Populli është i revoltuar, çdo ditë dëgjojmë për shtrenjtim të mallrave, e më së tepërmi do të na godas neve, shqiptarëve dhe romëve, jo politikanët”, deklaroi ajo. Buka thuhet se është shtrenjtuar për 30 për qind në shumë dyqane, njësoj sikurse edhe mielli, në radhë priten edhe vaji, kripa e sheqeri.








