Çmimi “Artisti më i mirë në web” shkon te Fifi dhe MC.Kresha

Kanë filluar të ndahen çmimet në natën finale te festivalit “Kënga Magjike”.

E një nga çmimet më të rëndsishme të këtij festivali është edhe çmimi “Artisti më i mirë në web” apo thënë ndryshe “Çmimi i publikut” pasi ka qenë audienca që ka votuar në Internet, shkruan Ballkani.info.

Me plotë meritë, këtë çmim e kanë marrë Fifi dhe MC.Kresha.

Dyshja janë prezantuar në festival me këngën “Psikopatja Jote”.

E se u pëlqye nga publiku e dëshmon edhe fakti se kënga në kanalin Youtube ka kaluar shifrën e 5 milionë klikimeve dhe është pretendente edhe për çmimin e parë./Ballkani.info/