Çmimet në qiell, vartësit e Kurtit “shqyejnë” mishin

Që nga ardhja e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, rritja eksponenciale e çmimeve ishte ndoshta problemi më i madh në Kosovë, me produktet bazë që “preknin stratosferën”. Mgjithatë, kjo nuk po i ndalon pushtetarët që të shijojnë luksin.

Një fotografi e ministrave të Kurtit është shpërndarë me të madhe në rrjete sociale, ku shihen ata para një tavoline të mbushur e stërmbushur me gjësende ushqimore, si mish e pije të ndryshme alkoolike e jo alkoolike.

Në veçanti, në këtë fotografi shihet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që ka gojën të mbushur, derisa ministri Sveçla po ashtu është i angazhuar në ushqim.

Përveç tyre aty duken edhe ministrat Armend Mehaj e Rozeta Hajdari por edhe Albulena Haxhiu.

Nuk është bërë e ditur se në çfarë vendi ishin pushtetarët dhe për çfarë rasti po ushqeheshin në atë mënyrë.

Në anën tjetër, Selatin Kaçaniku nga Shoqata “Konsumatori” ka bërë të ditur  për Insajderin se ngritja e çmimeve pos që ka varfëruar shtresën e varfër të popullsisë ajo rrezikon mirëqenien edhe të shtresës së mesme.

Sipas tij, që gjendja të zbutet, qeveria duhet të marrë masa të ndryshme nga ato që ka marrë deri më tani.

“Qeveria duhet të fillojë të njoh familjen konsumatore, të bashkëpunojë me të dhe ta dëgjojë”, ka thëna ai. 

Më poshtë fotoja e ministrave të Kurtit: