Turizmi

Çmenduri nga Turqia, turistëve iu shitet dyneri 48 euro

Turistëve në Turqi po i kërkohen 48 euro për një dyner, dhe 72 euro që të notojnë në det.

Lajmin e përcjell Daily Mirror, sipas të cilës, një klient i shokuar postoi në rrjetet sociale faturën e “çmendur” nga një bar-restorant në Bodrum.

Aty tregohej edhe sesi për një kafe të vogël i janë kërkuar 8 euro dhe 24 euro për një pite turke.

Në një hotel të të njëjtit qytet, sipas kësaj të përditshme, vizitorëve u janë kërkuar 72 paundë për të notuar.

Kryebashkiaku i Bodrumit, Ahmet Aras i ka mbrojtur këto çmime duke thënë se bizneset vendase thjesht po përpiqen të mbijetojnë pas pandemisë së koronavirusit.

“ Ata nuk po mbyllin dot muajin, megjithatë, sigurisht që nuk duhet të mbifaturojnë klientët”, shtoi ai.