Çmenduri në Serbi pas kallëzimit penal ndaj Vuçiqit: Edhe krimineli Vulin e mohon masakrën e Reçakut

Në Serbi kanë shpërthyer reagimet pas kallëzimit penale që Kosova përmes avokatit Tomë Gashi i bëri presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas mohimit të masakrës së Reçakut.

I fundit që ka reaguar dhe që ka përdorur gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve është ministri serb i Mbojtjes Aleksandar Vulin, shkruan Ballkani.info.

Vulin shqiptarëve u është referuar si në kohën e Millosheviqit me ‘shiptari’.

Ai po ashtu ka thënë se Reçaku është “rrenë”.

“Shiptarët nuk e kanë të qartë se koha kur serbët kanë heshtur për gënjeshtrat në Reçak, ka kaluar. Dhe pasi që bëhet sikur nuk e kuptojnë gjuhën serbe, dua t’ua përseris – Reçaku është rrenë, terroristët e UÇK-së të vrarë në luftime me forcat serbe, janë sjellë aty me rroba civile, komandantët e UÇK-së e kanë njoftuar komandën se janë shpartalluar dhe se kanë humbje të mëdha, trupat e terroristëve u janë prezantuar kamerave dhe Ëallkerit të mbledhura nga vende tjera”, ka thënë ky kriminel serb.

Avokati Tomë Gashi, i cili është përfaqësues juridik i viktimave të Masakrës së Reçakut, ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës kundrejt Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiç.

“Më 05.12.2019 në cilësinë e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq me dashje ka nxitur dhe ka përhaur publikisht urrejtje, përqarje në mes të serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës” ka shkruar Gashi në padinë e ngritur ndaj Vuçiqit. /Ballkani.info/