Çmenduri në Parlamentin Evropiane: Ukrainasit ia ndërpresin fjalën Sheshelit, pasi që ai rusisht flet për Krimenë

Delegacioni ukrainas në seancën plenare të Parlamentit të Këshillit të Evropës (PS SE) ia kanë ndërprerë fjalimin deputetit serb, Aleksandar Sheshel, i cili në gjuhën ruse fliste për Krimenë.

Aleksandar Sheshel është djali i kriminelit serb të luftës, kryetarit të Partisë Radikale serbe, Vojisllav Sheshel.

“Krimeja që pesë vjet është njëra nga çështjet kryesore të Këshillit të Evropës”, kështu e ka nisur fjalimin Sheshel, transmeton Ballkani.info.

“Nga ky shembull mund të mësohet shumë: mund të shihet se çka janë demokracioa dhe referendumi, se si duket kur njerëzit janë të lirë të votojnë”, ka thënë tutje parlamentari serb.

Ai ka shtuar se qytetarët e Krimesë kanë votuar që të jenë pjesë e Rusisë, “pasi që nuk kanë dashur të jenë të djegur, sikur bashkëkombasit e tyre në Odesa”.

Pas kësaj fraze, parlmentarët ukrainas janë zemëruar tepër, dhe kanë nisur të shajnë dhe bëjnë zhurmë në gjuhën angleze, duke mos e lënë të flas tutje serbin.

Ky nuk është provokimi i vetëm i Sheshelit, pasi që ai edhe më parë ka provokuar duke folur në gjuhën ruse dhe duke i fyer ukrainasit. /Ballkani.info/