Skena të paparemendueshme kanë ndodhur sot në ndeshjen e Championshipit anglez në mes të Aston Villës dhe Leeds United.
Derisa një futbollist i Leeds United ishte i shtrirë, futbollistët e Aston Villës kërkuan që topi të largohej jashtë por, Leeds e vazhdoi aksionin dhe shënoi përmes Mateusz Klich.
Për disa minuta pati përleshje në fushë pas frustrimit të madh që shfaqën lojtarët e Villës derisa Anwar El-Ghazi u përjashtua me karton të kuq.
Trajneri i Leedsit, Marcielo Bielsa i kërkoi lojtarëve të tij që të lejonin kundërshtarët të barazonin rezultatin.
https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/04/joq18.mp4







