‘Çmenden’ fansat, Unikkatili i këndon dashurisë në këngën e re (VIDEO)

Reperi i njohur kosovar, Unikkatil, ka konfirmuar ditë më parë se do të marrë pjesë në koncertin e organizuar në Mitrovicë më datë 27 Korrik.

Në anën tjetër, fansat kanë kërkuar lansimin e albumit të paralajmëruar nga ai, duke kërkuar kështu projekte të reja nga reperi.

Anëtarët e tjerë të grupit TBA, kishin deklaruar kohë më parë se Unikkatili e ka gati albumin, por po pret momentin e duhur të lansimit, shkruan Ballkani.info.

Por si duket fansave nuk iu ka pritur më gjatë, pasi që gjatë ditës së sotme një këngë e Unikkatilit është lansuar në platformën Youtube.

Kënga është e titulluar ‘Dashni’ dhe si duket kësaj radhe reperi i mirënjohur i ka kushtuar disa rreshta dashurisë. /Ballkani.info

https://www.youtube.com/watch?v=rgrAUBc5j4w&feature=share&fbclid=IwAR2U5jWLYPbtHSw6XTkz5LvENqURQL2g2rDhbjpqBsVdJWGHnPjM_QzVfGg

loading…