Cllevio tregon se si e kishte rrahur Finemi ish-shokun e Stresit

Para pak javësh, në Durrës ndodhi rrahja mes dy rep-artistëve, Rigels Rajkut i njohur me nofkën Noizy dhe Kleviol Ahmeti apo siç njihet ndryshe si “Cllevio Serbiano”. Ndërsa ky i fundit është mjaft i famshëm nëpër rrjete sociale.

Në një video para disa javësh, ai kishte treguar për një sherr të ndodhur në Tiranë mes reperit, Finem dhe ish-mikut të Stresit, Lim Hotit.

Sipas Cllevios, Finemi së bashku me miqtë e tij e kishte rrahur Lim Hotin.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ky i fundit, ku me anë të një video ka thënë se është goditur me shufër.