Clinton: Kosova meriton të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ndihet i lumtur se gjendet në Kosovë.

Ndër të tjerash, Clinton theksoi se Kosova e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke përmendur këtu edhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Konferenca e përbashkët e mediave ka qenë e shkurtër, me këtë rast Clinton është nderuar nga Thaçi me Urdhrin e Lirisë. /Ballkani.info/