Clinton: Kam pasur një jetë me ulje-ngritje

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit dhe ish-kandidatja për presidente, Hillary Clinton, u prit me duartrokitje në festivalin e filmit në Berlin.

Clinton, 72 vjeçe, ndodhej në kryeqytetin gjerman për premierën e “Hillary”, një dokumentar me katër pjesë mbi jetën e saj, që do të transmetohet nga “Sky”.

“Ajo ishte jeta ime. Nuk mund thjesht të thosha më flisni vetëm për gjëra që janë vërtet të lehta. Kjo do të ishte qesharake dhe ju nuk do ta besonit”, pohoi ajo.

“Është e rëndësishme që një person publik me një profil kaq të lartë të thotë: ‘Shiko, si të gjithë të tjerët dhe unë kam jetuar me një jetë me ulje-ngritje, me kënaqësi dhe zhgënjime të mëdha, kam pasur një jetë private, një jetë politike publike, por nëse do të ishte e mundur, kam dashur të shihet në 360 gradë”, shtoi ajo.

Në dokumentarin me regjisore Nanette Burstein, ndërthuret një vështrim prapa skenave të fushatës së saj presidenciale të vitit 2016, me intervista mes miqsh dhe persona nga jeta e saj në politikë.

Ish-zonja e parë theksoi se i kishte pëlqyer gjithmonë kur i ishte në shërbim të dikujt tjetër.