Clinton dhe Albright në darkë të përbashkët me politikanët kosovar (FOTO)

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, pas vizitave që zhvilluan sot, janë bashkuar me liderët kosovar në një darkë të përbashkët.

Në darkë është i pranishëm edhe zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Mattheë Palmer, shkruan Ballkani.info.

Ndër personalitetet kosovare, përpos presidentëve të kaluar të Kosovës, kanë marrë pjesë edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli etj. /Ballkani.info