Claydee bën paralajmërimin e këngës së re në bashkëpunim me Era Istrefin

Artisti shqiptar i cili jeton dhe vepron në Greqi, Claydee, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat.

Ai ka ndarë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit bëri të ditur se po vjen në bashkëpunim me yllin shqiptar, Era Istrefin.

Postimi në fjalë e shfaq dyshen e popullarizuar në studion e producentit që tashmë ka realizuar shumë hite, Big Bang.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

“Ne po përgatisim diçka të veçantë për ju njerëz. Mbani mend këtë ditë”, ka shkruar ai.

Projekti i tyre duket se po punohet në studion e RedBox dhe nuk ka dyshim se do jetë një hit.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

Era nga ana tjetër ka konfirmuar lajmet duke ndarë me fansat të njëjtin postim të bërë nga Klejdi Llupa (emri i vërtetë i Faydee).

Istrefi gjithashtu vetëm pak ditë më parë u raportua se arriti marrëveshje me menaxherin më të kërkuar në industrinë muzikore, Hajriz Bajrami.