Clark përfundon takimin me Kurtin, tregon se çfarë u bisedua

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur në Kosovë.

Me këtë rast, Clark , ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, Clark ka folur para mediave ku tha se me kryeministrin Kurti nuk kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e në rajon.

“Kemi biseduar për projektet energjetike, porn ë takim me Kurtin s’ka qenë temë diskutimi siguria në Kosovë apo në rajon.”, tha Clark.

Gjithashtu ai theksoi se është mirë që Qeveria është e vëmendshme, por që s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë.

“Mire që qeveria është e vëmendshme, mirëpo s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë.”, ka thënë Clark.

Përpos Kurtit, Clark ka takuar sot edhe ministrin e Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj.

Pas takimeve, Clark ka zgjedhur që të shëtit shesheve të Prishtinës.