Gjenerali

Clark për deklaratën e Hill “Serbia më afër NATO’s…”: Ai është diplomat i shkëlqyer, shpresoj se do ta çojë Beogradin në rrugën e duhur

Gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark që kishte qenë në komandant suprem i forcave aleate të NATO’s gjatë bombardimeve të caqeve serbe për shkak të spastrimit etnik në Kosovë, ka folur për ambasadorin Christopher Hill i cili javën që shkoi tha se ” Serbia është më afër NATO’s…”

Më poshtë komentet e plota të Clark për Hill.

Gjeneral Clark, ju e njihni ambasadorin amerikan në Serbi, Chris Hill prej një kohe të gjatë, që nga koha e ndërhyrjes (së NATO-s). Dy ditë më pare ai tha se tani “Serbia është më afër me NATO-n sesa Kosova. Kemi patur stërvitje të përbashkëta dhe shumë gjera më ushtrinë serbe. Tani punojmë shumë më shumë së bashku (me Serbinë) sesa me UÇK-në apo çfarëdo që ka dalë prej saj”. Cili është mendimi juaj për këtë deklaratë?

Clark: Mendoj se ambasadori Hill është një diplomat i shkëlqyer. E marr atë që thotë ashtu siç e thotë.

A mund të shpreheni më konkretisht?

Clark: Mendoj se ajë që thotë ai është absolutisht e vërtetë.

Që Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie më të mira me ushtrinë serbe se sa me Kosovën?

Clark: Nuk mund të flas me detaje sepse nuk jam pjesë e asaj marrëdhënieje. Unë i shoh gjërat nga jashtë. Por ambasadori Hill duket se ka bërë një punë të mirë për të forcuar këtë marrëdhënie dhe për të çuar përpara raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Dhe kjo është detyra e tij si ambasador. Nëse kjo është (një marrëdhënie) më e fortë apo më e dobët se sa marrëdhënia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, këtë nuk mund ta them, sepse i shoh gjërat nga jashtë.

Por kjo në fakt bie ndesh me qëndrimin e vetë Beogradit që nuk ka shprehur gatishmëri për të qenë anëtar i NATO-s ose për të qenë më pranë aleancës, apo jo?

Clark: Mendoj se kjo është një përpjekje për ta çuar Beogradin në drejtimin e duhur. Shpresoj që ambasadori të arrijë sukses në atë që po bën, sepse është shumë e rëndësishme, do të ishte një arritje e jashtëzakonshme./VOA