Çka u tha në përballjen përfundimtare mes Trumpit dhe Bidenit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, ofruan pikëpamje të ashpra dhe të kundërta rreth pandemisë dhe koronavirusit në debatin përfundimtar presidencial të së enjtes, duke synuar që të bindnin disa votues të pavendosur, duke marrë parasysh se kanë mbetur edhe 11 ditë para garës së tyre më 3 nëntor.

Presidenti aktual, Donald Trump, përdori një ton më të përmbajtur se në debatin e parë kaotik në shtator, kur e ndërpreu në mënyrë të përsëritur sfiduesin e tij, Biden. Por përplasja e së enjtes ende përmbante shumë sulme personale midis dy burrave që tregojnë pak respekt për njëri-tjetrin dhe Trumpi gjatë emisionit ngriti akuza të rënda për korrupsionin dhe fakte të pabazuara ndaj Joe Bidenit dhe familjes së tij.

Shumë debate me tematika thelbësore që të dy rivalët debatuan ishin mbi një sërë temash, përfshirë ekonominë, racën, ndryshimin e klimës, kujdesin shëndetësor dhe imigracionin, por temë kryesore ishte koronavirusi, i cili e shkaktoi vdejhen e më shumë se 221,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Debati për këtë çështje u zhvillua gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Kandidati demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, tha se kushdo që është përgjegjës për këto vdekje nga koronavirusi nuk e meriton të jetë president i Amerikës.

U diskutuan edhe tema mbi çështjen e klimës, ku Trumpi e akuzoi Bidenin se ky i fundit do ta shkatërrojë industrinë e naftës dhe iu drejtua me pyetje për atë se çfarë do të ndodhë me Teksasin dhe Pensilvanian. Bideni tha se është i detyruar të punojë për shëndetin e qytetarëve dhe të gjithë qytetarët amerikanë meritojnë të kenë shëndet të mirë dhe të përballueshëm (kujdes shëndetësor të përballueshëm financiarisht).

Relativisht ka ende disa votues që nuk kanë vendosur në mendjen e tyre se kë do ta votojnë. Një shifër rekorde prej mbi 47 milionë amerikanësh tashmë i ka hedhur votat, shkruan Reuters