Çka tha Blinken për Manastirin e Deçanit në takimin me Osmanin dhe Kurtin?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në takim me sekretari Anthony Blinken nuk është diskutuar për çështjen e Ballkanit të Hapur.

Kurse, ajo shtoi se në takim është diskutuar edhe për Manastirin e Deçanit.

“Sa i përket çështje së Ballkanit t ë hapur nëse i referohemi takimit me sekretarin Blinken kjo temë nuk është përmendur. Kurse sa i përket Manastirit të Deçanit është përmendur në kontekstin që çdo herë e kemi dëgjuar nga pala amerikane, pra vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Se është diskutuar për çështjen e Manastirit të Deçanit ka treguar edhe kryeministri, Albin Kurti.