Çka po paralajmëron Vlora Çitaku në praninë e Gent Cakajt?

Ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku ka publikuar një fotografi me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Fotografia e publikuar nga Çitaku në profilin e saj në Facebook, mban mbishkrimin “për qef”.

Nuk dihet nëse këta të dy do t’i futën garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit edhe pse kandidati i PDK’së, Enver Hoxhaj, tha sot se është në vullnetin e tyre nëse dëshirojnë të futen në garë.

Kujtojmë që Vlora Çitaku e Gent Cakaj kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre që kanë pasur.

Ditë më parë, Cakaj ka publikuar një fotografi me ish-deputetin e PDK-së, Fatmir Xhelili.