Çka po paralajmëron Uran Ismaili? VIDEO

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka postuar një video në faqen e tij në Facebook përmes të cilës ka paralajmëruar një fushatë interesante.

Madje, sipas pamjeve të para, kjo pritet të jetë edhe e pazakontë në Kosovë.

Ismaili përmes një video të shkurtër ka paralajmëruar se ai ka nisur të bujë nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës, për të njohur nga afër problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e saj.

Në këtë video të parë, Ismaili ka treguar se ka bujtë në Ulpianë. Videon e plotë të këtij episodi ai ka paralajmëruar që do të transmetohet sonte në orën 20:00 në faqen e tij në Facebook dhe Instagram.