Kur ka zëra që koalicioni LDK-AAK është afër finalizimit, në mesin e aktivistëve dhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosjes sikur është shtuar entuziazmi.

Edhe pse ende nuk dihet se kush mund të jetë kandidat për kryeministër, Vjosa Osmani apo Albin Kurti, tashmë ekziston një gëzim në VV.

Është i sapoaderuari në VV, Haki Abazi, ai që ka shkruar me entuziazëm në Facebook, transmeton Ballkani.info.

“Bac- Këtu fillon frymimi i lirisë dhe i pavarësisë dhe kurrë nuk ka me u ndalë!”, ka shkruar ai.

Sot janë takuar Isa Mustafa dhe Albin Kurti, derisa Lutfi Haziri ka thënë se po shkojnë drejt marrëveshjes me VV-në. /Ballkani.info/

loading…