Çka po ndodh! Pritej të vazhdonte në 17:00, Kuvendi s’ka rifilluar seancën për votimin e buxhetit

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë në lexim të dytë Projektligjin për Buxhetin 2021.

Ndonëse u vendos dje që ditën e sotme në ora 14:00 të fillonte seanca, ajo u shty për në orën 17:00, derisa tash më një orë vonesë Kuvendi nuk ka filluar seancën që pritet të votoi buxhetin e vitit 2021, transmeton Ballkani.info.

Nuk është bërë asnjë njoftim deri në këto momente nëse do mbahet sot seanca./Ballkani.info/