Çka po ndodh me Fifin? Këngëtarja në gjendje aspak të mirë shpirtërore, publikon video duke qarë

Këngëtarja ka befasuar me postimin e saj të fundit.

Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka ndarë një video derisa shihet tejet e prekur.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram e ka postuar videon teksa këndon pak nga një këngë ndërkohë edhe i mbushën sytë me lot.

Ajo nuk ka zgjedhur të tregojë arsyen e saj të përlotjes vetëm se ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson.

“Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja në përshkrimin e postimit.