Çka po ndodh kështu… Zjarri i tretë brenda ditës. Tash në Arbëri të Prishtinës (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme u raportua për tym të zi e ndotje të ajrit në komunën e Obiliqit si pasojë e djegies së disa materialeve që ende nuk dihet çfarë kanë qenë, por dyshohet të kenë qenë goma të vjetra.

Po ashtu Ballkani.info raportoi edhe për tym të zi në Mitrovicë, ku ishin djegur shumë goma, duke e ndotur ajrin.

Përveç këtyre rasteve, ngjashëm ka ndodhur edhe në kryeqytet, gjegjësisht në lagjen Arbëria ku, siç raportohet, janë djegur disa fusha.

Një qytetare, e cila ka kontaktuar me redaksinë e Kohës, ka thënë se gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:40, është ndezur një zjarr në rrugën “Spiro Moisiu” në Arbëri (ish-Dragodan).

Ajo thotë se nuk dihet ende se kush apo çka e ka shkaktuar këtë zjarr, por thotë se zjarrfikësit dhe Policia kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar nga ky rast, ndonëse ndotja e ajrit ka qenë mjaft e madhe pasi një pjesë e konsiderueshëm e tokës është djegur.

Zjarret tjera sot:

Obiliq

Mitrovicë

https://www.youtube.com/watch?v=7T3DMsCg2Cs