Çka po i bashkon Dafina Zeqirin dhe nënën e Rita Orës

Dafina Zeqiri së fundmi ka shkruar shumë shpesh për shëndetin mendor përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë probleme të tilla të mos paragjykohen nga rrethi shoqëror.

Së fundmi, kjo pikë e ka bashkuar Dafina Zeqirin me Vera Orën, nënën e këngëtares kosovare me famë botërore.

Nëna e Rita Orës e ka shpërndarë një mesazh të Dafina Zeqirit për shëndetin mendor në profilin e saj në Instagram që numëron mbi 82 mijë ndjekës.

Dafina është treguar mjaft përkrahëse për hitin e ri që pritet të sjellë Rita Ora e ku ajo është parë e veshur me rroba tradicionale shqiptare.

Këngëtarja me famë botërore ndërkaq i ka komentuar Dafinës duke e komplimentuar për format trupore.