Çka po bëjnë kështu Kurti e Bulliqi?!

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një fotografi jo shumë e zakonshme e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të sapo zgjedhur të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në fotografi Kurti e Bulliqi shihen duke e përqafuar një pemë.

Kjo fotografi është duke qarkulluar në media mirëpo nuk dihet nëse e njëjta është fotografi reale apo montazh.

Ndryshe, Bulliqi doli fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Komunën e Podujevës të mbajtura më 29 nëntor, duke fituar bindshëm pa balotazh.