Çka ndodhi pas takimit të Grenellit me krerët e shtetit serb, publikohen pamjet nga ndeja në Beograd

Emisari special i SHBA-së, Richard Grenell, së bashku me delegacionin amerikan kanë zhvilluar disa takime në Beograd.

E pas përfundimit të takimeve, Grenell ka publikuar një video në llogarinë e tij në TWitter, ku shihet duke kaluar kohë të mirë me krerët e këtij shteti.

Bashkë me Grenell ishin edhe pjesëtarët e delegacionit amerikan, në një ndejë me ushqim e verë.

Grenell e ka quajtur “të mahnitshme” këtë natë.

“Serbët e amerikanët në Beograd duke kënduar për Alabaman dhe Virginian Perëndimore në një natë të mahnitshme”, ka shkruar Grenell.