Çka ndodhë nëse në seancën e 26 dhjetorit nuk konstituohet Kuvendi?

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tre ditë para mbajtjes së seancës konstituive të legjisltaurës së re, duket se janë larg një marrëveshje qeverisese. Në një rrethanë kur nuk ka marrëveshje mes tyre, mund të ketë një ‘bllokadë’ të paparashikueshme institucionale, shkruan Reporteri.

Në një situatë të tillë, tani gjithcka vazhdon të mbetet e hapur. Konstituimi i Kuvendit pritet të ndodhë më 26 dhjetor, dhe në rast se nuk do të ketë një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk përjashtohet mundësia që ky konstituim të shtyhet deri në finalizimin e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.

Në këtë seancë parashihet të zgjedhet Kryetari dhe nënkryetarët dhe të bëhet betimi i deputetëve. Pa zgjedhjen e terësishme të kryesisë, Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar, shkruan Reporteri.

Të drejtën për të propzuar kryetarin e Kuvendit e ka Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese.
Nëse ajo nuk propozon, seanca mbetet e hapur deri në konstituimin e saj.
VV këtë post ia ka garantuar LDK-së nëse kanë marrëveshje.

Por, mospajtimet e tyrë janë rreth postit të presidentit. LDK e dëshiron këtë post për balancë pushteti e VV dëshiron që për këtë pozitë most ë ketë marrëveshje, sepse ajo duhet të diskutohet vetëm në momentin që vjen koha, kur Thaci të përfundojë mandatin.