Çka i ‘lidhi’ sot sërish bashkë ish-çiftin Tetuta-Blero?

Në vitin 2014 Blero dhe Teuta Krasniqi përfunduan procesin e divorcit. Çifti që ishin martuar në shtator të vitit 2010, kanë edhe një vajzë, Tarën e cila sot po feston ditëlindjen.

Aktorja, Krasniqi i dedikoi një shkrim të gjatë vajzës së saj që sot mbushi 11 vjet. Ajo publikoi disa fotografi të Tarës e veshur me një fustan rozë, ku ndër të tjerash shkruan, “Tara jem, drita e syve të mi, gëzimi im i parë, ende mendoj që je bebushe e ti sot po i mbush 11 vjet”.

Edhe Blero ndau një fotografi të vogëlushes së tij Tarës në rrjete sociale. Në Instagram ai publikoi një fotografi të Tarës ku shkruan, “Urime ditlindja shpirti i babit. Ta uroj shendetin dhe ma te mirat e botes. Faleminderit qe me ben krenar cdo dit”.

Prindërit e Tarës edhe pse kanë vite të ndarë mbajnë raporte shumë të mira. Teuta është martuar me Adonis Morinën dhe ka një vajzë me të.

Gjithashtu, edhe Blero ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij disa vjeçare me Afrona Dikën.