Çka është ‘Turizmi i patentë shoferëve’? (VIDEO)

Termi “Turizëm i patentë shoferit” përshkruan një fenomen që shoferët ose shoferet e mundshëm, marrin një leje drejtimi, duke shkuar në një shtet tjetër nga shteti i tyre i banimit.

Janë disa arsye të mundshme pas këtij fenomenit. Shoqata e Autoriteteve Evropiane të Regjistrimit të Automjeteve dhe Shoferëve identifikoi 15 probleme të mundshme të cilat e shkaktojnë turizëm për patentë shoferë.

Problemet janë shfaqur kryesisht për shkaqe të ndryshme kërkesat, praktikat dhe procedurat e marrjes së lejes, njofton Klan Kosova.

Problemi i parë del të jetë kërkesat e ndryshme të trajnimit, e ndjekur nga kërkesat e ndryshme për ekzaminim

Tjetra është kostoja. Shteti ku jeni rezident mund të kenë një kosto të lart për marrjen e patentë shoferit.

Janë edhe 12 arsye të tjera pse njerëzit bëjnë turizëm patentash, por për popujt ballkanik, kryesoret janë këto që i përmendëm.

Shoqata e Autoriteteve Evropiane të Regjistrimit të Automjeteve dhe Shoferëve. Është një bashkëpunimi mes shteteve evropian që merren me çështje që kanë të bëjnë me regjistrimit dhe dokumentacionin e automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve.