Debat

“Çka është ky rrëfim i poshtër?” – Mirena përplaset ashpër me zyrtarin e PSD-së

Në “Pressing” të T7, të hënën ka pasur debat të ashpër në mes gazetarit Ilir Mirena dhe Zgjim Hysenit nga PSD.

Hyseni tha se “fakti që VV-ja është duke qeverisur keq nuk nënkupton se qeverisjet e kaluara kanë qenë mirë”.

Në theks të veçantë Hyseni ka kritikuar procesin e privatizimit.

Por, Mirena i tha Hysenit se “kjo ka qenë propaganda e VV-së”.

Pjesë nga debati:

Hyseni: Qeverisjet e kaluara e kanë sjellë Kurtin në pushtet, këtë s’duhet me harru.

Mirena: E kanë pru rrenat, mashtrimet, propaganda e fëlliqur dhe investimet marramendëse Pse s’ke apliku ti me ble tokën në privatizim tokë bujqësore. Çka është ky rrëfim i poshtër që e keni kriju.

Hyseni: Mos e mbroj privatizimin në Kosovë, sepse është plaçkë. Ti po do me thënë se privatizimi ka qenë mirë.

Mirena: Po përfekt ka qenë.

Hyseni: Nashta për ty e për shokët e tu.

Mirena: Me kësi propagande e keni sjellë VV-në në pushtet. Ti ia ke mundësu me marrë 51%.

VIDEO BONUS: ​“250 euro s’mjaftojnë për mbijetesë”, protestojnë punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit të UP-së