Çka duhet të dini për nënvariantin e Delta Plus – më shumë infektues, më pak simptoma

Një nënlloj i variantit delta AY.4.2, i njohur gjithashtu si Delta Plus, i cili po përhapet në Britani të Madhe, do të jetë më i vështirë të shkaktojë infeksion simptomatik COVID, tregoi një studim nga Kolegji mbretëror i Londrës, duke vënë në dukje se numri i rasteve ka rënë në krahasim me tetor.

Studimi i publikuar zbuloi se prania e variantit Delta Plus ishte 12 për qind më i lartë, por vetëm një e treta e të infektuarve kishin simptoma “klasike” të COVID-it, ndërsa gjysma e atyre që u testuan me variantin origjinal delta i kishin ato, transmeton Reuters.

AY.4.2 besohet të jetë pak më ngjitës, por deri më tani nuk ka dhënë pasoja më të rënda dhe as nuk e ka shmangur mbrojtjen nga vaksinat më lehtë se varianti origjinal delta.

“Duket se është më ngjitës, por duket se jep më pak simptoma, gjë që është një gjë e mirë”, tha epidemiologu Paul Eliot. Ky studim tregoi se dozat përforcuese reduktuan rrezikun e infeksionit me variantin Delta me 66 për qind, krahasuar me njerëzit që morën dy doza.